Vazhdojnë humbjet për Rusinë, ukrainasit ia shkatërrojnë edhe dy avionë

Vazhdojnë humbjet për Rusinë, ukrainasit ia shkatërrojnë edhe dy avionë

Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës shtatë ditë me parë, duke krijuar një indinjatë të madhe tek vendet perëndimore, të cilat edhe i kane vendosur sanksione të ashpra Rusisë.

Rusia kishte planifikuar një pushtim të lehtë të Ukrainës, por diçka e tillë nuk po ndodh, përcjell lajmi.net

Ukraina vazhdon duke u mbrojtur mirë kundër Rusisë, duke i pasur nënkontroll të gjitha qëndrat e mëdha të saj.

Pak më parë The Spectator Index raportoi për disa humbje që Rusia i ka pësuar gjatë luftimeve që kanë pasur kundër forcave mbrojtëse ukrainase, ku Rusia i ka humbur dy avionë luftarak.

Rreth kësaj beteje ku kanë pësuar humbje forcat ruse ka shkruar edhe gazetari i “The Kyiv Independent”, Illia Ponomarenko.  

“Dy avionë luftarakë ukrainas Mig-29, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, shkatërruan dy avionë rusë Su-35 mbi Kiev, me humbjen e një avioni për ukrainasit gjithashtu”, thuhet nga Spectator Index.