Agresioni i Rusisë mbi Ukrainën ka acaruar jashtëzakonisht shumë shtetet perëndimore, të cilat kanë dalur hapur kundër veprimve të Rusisë, madje duke i vendosur edhe sanksione.
Në anën tjetër Rusia, nuk i ka ndalur veprimet e saja duke mos i përfillur fare kërkesat e perëndimit.
Boshti i shteteve perëndimore, më në krye SHBA-të i kanë bërë më dije Rusisë, se nëse kjo e fundit vendos që ta zgjerojë fushatën e saj ushtarake atëherë pasojat për të do të jenë të mëdha.
Si një mesazh drejtuar Rusisë nga ana e Perëndimit, ishte fluturimi i dy avionëve luftarak, njëri amerikan e tjetri gjerman, mbi Baltik.
Përmes një postimi në Twitter, NATO shkruan se: “Në do të bëjmë gjithçka që është e nevojshmë që t’i mbrojmë aleatët tanë’.