Nico Gonzalez dëshiron të qëndrojë gjatë gjithë jetës te Barcelona.
Talenti i Barcelonës, Nico Gonzalez ka thënë se dëshiron të qëndrojë te ‘Blaugrana’ për gjithë jetën e tij.
Ai ka kontratë me katalanasit deri në vitin 2024, por do të takohen së shpejti për të diskutuar zgjatjen e kontratës.
“Do të takohemi së shpejti për të diskutuar kontratën time, marrëveshja aktuale skadon në vitin 2024”, ishin fjalët e Nicos, për gazetën ‘La Vanguardia’.
“Do të doja të qëndroja te Barcelona gjithë jetën”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Nico Gonzalez është një talent mjaft premtues për të ardhmen a Barcelonës, rinovimi me të do të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin e Xavi Hernandez.