Semi është ish banorja e "BBV" e cila gjatë qëndrimit të saj brenda aty ishte tejet e afërt me Donaldin.
Pas daljes ajo nxjerri në treg këngën “Mos u kthe” e cila ishte një dedikim për dashurinë e Borës me Donaldin.
Pas suksesit që kjo këngë pati, Semi do të rikthehet së shpejti me këngë të re.
Kështu bën të ditur “Prive” ku raporton se Semi po përgatit këngën e re, sërish të kompozuar nga Ylli Limani, por me ndryshime.
Kënga do të jetë ritmike dhe teksti do të trajtojë rikthimin tek dashuria pas gabimit.
Kaq do të mjaftojë që edhe ky projekt i Semit të ndërlidhet me historinë e Borës dhe Donaldit, siç ndodhi me “Mos u kthe”.