Suedia dërgon diplomatë në Turqi për të tejkaluar kundërshtimet rreth anëtarësimit në NATO

Suedia dërgon diplomatë në Turqi për të tejkaluar kundërshtimet rreth anëtarësimit në NATO

Suedia do të dërgojë diplomatë në Turqi në përpjekje për të tejkaluar kundërshtimet e këtij vendi ndaj planit të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një lajm i tillë vjen në kohën kur Suedia pritet të marrë një vendim zyrtar mbi aplikimin e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake sot.

Finlanda gjithashtu ka konfirmuar se do të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n.

Megjithatë, Turqia, e cila është aleate e të dy vendeve, tha se nuk do t’i shikonte pozitivisht aplikimet nga Suedia dhe Finlanda, me presidentin e saj, Recep Tajip Erdogan, duke thënë se “vendet skandinave janë bujtina për organizatat terroriste”.

Turqia theksoi se donte që vendet nordike të ndalonin mbështetjen për grupet militante kurde të pranishme në territorin e tyre dhe të heqin ndalimet për shitjen e disa armëve në Turqi.

Çdo vendim për rritjen e NATO-s kërkon miratimin nga të 30 anëtarët e aleancës dhe parlamentet e tyre, por diplomatët thanë se Erdogan do të ishte nën presion për të rënë dakord, pasi Finlanda dhe Suedia do ta forconin shumë NATO-n në Detin Baltik.