Është mbajtur ekspozitë e fotografive në Bujanoc

Është mbajtur ekspozitë e fotografive në Bujanoc

Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi, ka paraqitur sot në Bujanoc ekspozitën e fotagrafive të shkrepura në vendet e ndryshme të botës.

E vendosur në qendër të qytetit, ekspozita zgjoi kurreshtjen e publikut të kësaj komune.

Shumica e fotografive ishin të shkrepura në Kontinentin e Afrikës dhe parqitnin motive të ndryshme.

Ekspozita e sotme në Bujanoc përkonte me Ditën Nderkombëtare të Fotografisë e cila shënohet më 15 qershor, dhe u zhvillua nën organizimin e Shtëpisë së Kulturës.