• E mërkurë / Oct-05 17:41
  • Kontakt

Konjufca: Çka është kjo qasje agresive e LDK-së përkundër natyrës së vet

Konjufca: Çka është kjo qasje agresive e LDK-së përkundër natyrës së vet

Tahiri i kërkoi shefit të grupit parlamentar të LDK-së vëmendje, duke thënë “Arben, a ka mundësi pak vëmendje. Po e shohim, s’kemi çka bëjmë por pak vëmendje”.

Ndërsa në këtë rast ndërhyri Konjufca, ku iu drejtua deputetëve të LDK-së se “çka është kjo çasje agresive e LDK-së përkundër natyrës së vet”.

Konjufca tutje tha se Tahiri s’po mund të flet prej tensioneve mes VV-së e LDK-së, teksa shtoi me buzëqeshje se “AAK-ja gjithmonë ka pasur rol çtensionues”.

Në fund, Arben Gashi i LDK-së i kërkoi falje kolegut të tij opozitar për pengim, teksa Tahiri iu përgjigj “falë të koftë”.