• E mërkurë / Oct-05 16:24
  • Kontakt

Të rinjtë janë ligj:Roli i shkollës në luftë kundër dukurive negative

Të rinjtë janë ligj:Roli i shkollës në luftë kundër dukurive negative

Shkolla, për disa arsye, është përcaktuar si institucion edukativo – arsimor. Megjithatë, jemi dëshmitarë se një kohë të gjatë janë tepër të theksuar qëllimet arsimore, kurse janë lënë pasdore qëllimet e veprimit edukativ. Ajo që është premtuese, se gjithnjë e më tepër po theksohet rëndësia e qëllimeve edukative, siç janë: zhvillimi i vetive të dëshiruara personale, pasqyra e sjelljeve dhe sistemit të vlerave tek nxënësit.

Mësuesit dhe prindërit shprehen se nënësit janë të padurueshëm, nuk kanë vetkontrollë, nuk angazhohen, janë dembelë, nuk kanë përgjegjësi, janë jotolerantë dhe nuk janë paqëdashës.

Shkolla duhet të zhvillojë tek nënësi veçori të caktuara, vyrtyte dhe vlera siç janë:përgjegjësia, vendosmëria, kreativiteti, ndershmëria, vetëbesimi,toleranca, pavarësia, kureshtja, respekti, bashkëpunimi dhe jodiskriminimi.

Shkolla, rolin e saj duhet ta realizojë përmes të të gjitha lëndëve, por edhe përmes aktiviteteve plotësuese/jashtëmësimore. Rëndësia e mësimit të rregullt për realizimin e rolit edukativ të shkollës mbështet gjetjen, që shumica e nxënësve në shkollë, ndihen të vlerësuar, krenar, të respektuar dhe vetëbesues, kur marrin notë të mirë, kur mund t`i ndihmojnë dikujt, kur nga mësuesi ose nxënësi marrin lëvdatë ose fjalë të mirë në orët në të cilat mund të shprehin mendimet e veta ose të punojnë me të tjerët në atmosferë pune.

Mësuesit e shohin si pengesë kryesore e qëllimeve edukative në shkollë: mungesën e kohës në kuptim të programeve voluminoze dhe administratës së tepruar. Këtu, sipas tyre edhe mungesën e përkrahjes së prindërve për arsye të moskuptimit dhe jo respektit karshi mësuesit.

Për shumicën e nënësve shembull janë prindërit e tyre, nëna ose babai. Pas prindërve, meshkujt më shpesh zgjedhin sportistët, kurse vajzat marrin si shembull yjet e estradës:artistet ose këngëtaret. Pos musuesit, nx;n;sit si model ygjedhin edhe trajner;t e tzre. Pored nastavnika, učenici za uzore biraju i svoje trenere. Nga modelet në mesin e kusherinjëve dhe miqve më shpesh përmendet shoku, shoqja, gjyshi, gjyshja, xhaxhai ose tezja.

Arsyet më të shpeshta për zgjedhjen e shembujve/modeleve janë humaniteti i tyre, kujdesi dhe dashuria ndaj të tjerëve, pastaj vendosmëria, zelli, përkushtimi për punë, dituria, aftësia, zgjuarsia, mënyra se si sillen në komunikim. Në një përqindje më të vogël paraqiten për zgjedhjen e një modeli:pamja, forca, fama, pasuria, ndikimi, popullariteti.

Nxënësit dëshirojnë të jenë si prindërit e tyre, dhe si një nga shkaqet paraqesin raportin e tyre ndaj njerëzve të tjerë. Djemtë, nga sportistët zgjedhin ata nga niveli botëror, sepse janë të suksesshëm dhe për këtë janë të pasur dhe të famshëm. Kjo është pozitive, por “në paket” bashkë me suksesin sportiv shkojnë edhe vlerat edukative.

Ekziston dallimi ndërmjet mësuesve dhe prindërve rreth vlrësimit të veçorive të dëshiruara të nxënësit. Mësuesit përpos përgjegjshmërisë dhe dëgjueshmërisë radhisin edhe gjeturinë, pavarësinë dhe vetëbesimin. Kjo, në një farë mënyre tregon konkluzionin se shkolla është institucion tradicional, mbështet vlerat tradicionale, sikur dëgjueshmërin dhe respektimin e autoritetit të të vjetërve. Kjo vjen nga përgjigjet e nxënësve dhe prindërve në pyetjen çka vlerëson shkolla: punë dhe zellin për punë, dëgjueshmërinë dhe këmbëngulësinë.

E logjikshme është ajo që paraqitet tek prindërit shkathtësia, pavarësia dhe vetëbesimi, sepse ato janë veçoritë e rëndësishme për suksesin e fëmijëve të tyre në jetë. Në të njëjtën kohë kjo paraqet sinjalin se çfarë presin dhe çfarë do të përkrahin që shkolla të zhvillojë tek nxënësi. Në kontekstin shkollor, shkathtësinë, nuk duhet kuptuar, natyrysht në mënyrën se si shfrytëzohet në komunikimin e përditshëm dhe atë në rrugë, por paraqet aftësi lidhjen dhe zbatimin e njohurive në situata të reja si dhe aftësinë për t`i identifikuar dhe zgjidhur problemin.

Kemi kërkuar nga mësuesit, prindërit dhe nxënësit të vlerësojnë se si sillen nxënësit në kohën e sotme. Sipas vlerësimit të mësuesve, nxënësit janë të padurueshëm, nuk posedojnë vetëkontroll, nuk angazhohen – janë dembelë, lehtë heqin dorë dhe nuk janë të përgjegjshëm.

Nisur nga këndi i mësuesve, nxënësit nuk kanë veçori të domosdoshme për sukses në shkollimin e mëtejshëm, por në përgjithësi edhe në jetë e punë, dhe të cilat shkolla duhet t`i ndërtojë:aftësinë që t`i përkushtohet me këmbëngulje detyrës, që të punojnë në me vendosmëri, që me atë rast të jenë konstruktiv dhe të bashkëpunojnë me të tjerët, me durim dhe tolerancë, të marrin përgjegjësi për atë që punojnë, të jenë në gjendje të vlerësojnë suksesin e asaj që e kanë punuar në bazë të

rezultateve të punës të zhvillojnë besimin në vete dhe forcat vetanake në zgjidhjen e problemit.

Prindërit, ngjashëm me mësuesit, e vlerësojnë sjelljen e nxënësve. Dallimet më të rëndësishme i takojnë përgjegjësisë dhe paraqitjes së respektueshmërisë.

Në raport me mësuesit, prindërit i vlerësojnë nxënësit si diçka me përgjegjësi dhe me më shumë respekt nga të tjerët.

Pas prindërve, djemtë më shpesh si model zgjedhin sportistat, kurse vajzat si modele shohin më shumë yjet e estradave:artistat, artistet ose këngëtaret. Shkaqet më shpeshta për zgjedhjen e disa modeleve janë: humaniteti, kujdesi dhe dashuria ndaj të tjerëve, këmbëngulësia, zelli, elani për punë, dituria, aftësitë, zgjuarsia, mënyra se si sillen gjatë komunikimit. Në një përqindje më të vogël paraqiten arsyet për zgjedhjen e një modeli:pamja, forca, fama, pasuria, ndikimi, popullariteti. Sipas mendimit të një numri më të madh të nxënësve, mësuesit tek nxënësi më tepër vlerësojnë: dëgjueshmërinë, përgjegjësinë, këmbëngulësinë, ndershmërinë dhe zellin. Edhe prindërit janë të të njejtit mendim – edhe ata theksojnë pesë veçoritë e dhëna si ato që mësuesit më tepër i duan dhe vlerësojnë tek nxënësi.

Dallimet më të mëdha ndërmjet mësuesit klasor dhe atij lëndor paraqiten në raportin e zellit dhe kërdhërisë, të cilat mësueset dhe mësuesit i vlerësojnë më mirë nga mësuesit e mësimit lëndor. Gjykuar sipas këtyre të dhënave, tek nxënësit gjatë shkollimit nuk zhvillohet raporti pozitiv ndja punës, dhe as punimet shkollore nuk e nxisin dëshirën për të mësuar dhe për marrë njohuri, që do të duhej të ishte detyrë e shkollës.

Ekyiston dallimi i rëndësishëm ndërmjet pamjes të cilën e posedojnë nxënësit për veten dhe asaj si i vlerësojnë mësuesit dhe prindërit e tyre. Kur bëhet fjalë përnumrin më të madh të veçorive, nxënësit sjelljen e tyre e vlerësojnë dukshëm më pozitivisht nga ajo që e bëjnë mësuesit dhe prindërit. Përjashtim bëjnë dy veçori: toleranca dhe kureshtja. Nxënësit e vlerësojnë veten si më pak të interesuar për atë mësohet në shkollë në raport me atë si i vlerësojnë mësuesit dhe prindërit. Kjo mund të jetë një shenjë se niveli i motivimit të nxënësit për mësim dhe punë, dhe është edhe më i ulët nga ajo që duket ose nga

ajo që mund të përfundohet në bazë të notave. E ngjashme është situata e vlerësimittë tolerancës tek nxënësi.

Kemi kërkuar nga mësuesit dhe prindërit të vlerësojnë sa është sukseshme shkolla sot në ralizimin e rolit të saj edukativ. Shikuar në tërësi, sipas mendimeve të tyre, shkolla është mesatarisht e suksesshme në realizimin e rolit të saj në zhvillimin e vyrtyteve, vlerave dhe shkathtësive të nxënësve dhe nxënëseve.

Sipas mendimit të një numri më të madh të mësuesve, ndikimi më i madh i shkollave ka sukses në realizimin e aspektit të zhvillimit të tolerancës, jodiskriminimit, solidaritetit, optimizmit dhe ndershmërisë. Nga ana tjetër, ndikimi më i vogël i shkollës është në zhvillimin e durueshmërisë, vetëdijes, optimizmit, dashurisë dhe vetëkontrollit. Të vetmet aktivitete të cilat i shohin mësuesit dhe nxënësit si të pranishme raportet e përditshme në kërkimin e përkrahjes, këshillave dhe ndihmës nga mësuesitkur nxënësit/ses nuk i shkon diçka për dore dhe në ndihmën që nxënësit i ofrojnë atyre që ndihma u është e nevojshme. Mund të themi se nxënësve në punën shkollore u mbetet pak hapësirë për veprim të pavarur, përgjegjësi, vendimarrje, shprehje të mendimit të vet, bashkëpunim, për të ndihmuar të tjerët dhe planifikim të aktiviteteve personale.

Edhe më pak hapësirë për shprehjen e ndjenjave në procesin e mësimit, analizimin e emocione të veta ose të të tjerëve, zhvillimin e empatisë dhe kultivimin e raporteve ndaj emocioneve.

Kjo përcjell porosi të qarta edukative tek nxënësit, veçanërisht kur kemi përgjigjet e tyre në pyetjen kur në punën shkollore ndihen të vlefshëm, krenarë, të respektuar dhe të sigurtë.

Mësuesit pak e shohin se mënyra e punës së tyre me nxënësit (sa janë në gjendje ta përshtatin dhe ofrojnë njësinë mësimore) dhe raporti ityre në procesin e mësimit dhe të nxënies paraqet model të caktuar edukativ është model i sjelljes së bartësve të roleve sociale në situatën specifike sociale. E dyta, edhe më e rëndësishme, mësuesit nuk shohin se vetë mënyra në të cilën mësojnë dhe edukojnë. Metoda e zgjedhur e punës dhe pozita e caktuar nxënësit në procesin e mësimit gjegjësisht nxënies, me të cilën nxënësve u përçohet porosia e rëndësishme edukative.

Edhe prindërit dallojnë frytet e pafavorshme të punës në shkollë dhe pozitën jo adekuate të shkollës dhe arësimit në shoqëri dhe në sistemin aktual të vlerave si pengesë për veprimtari joefikase arsimore të shkollës. Numër i vogël i prindërve paraqet përgjegjësinë e vet personale, ka prindër që nuk i ofrojnë përkrahje shkollës në veprimtarinë arsimore ose, çka është edhe më keq, shkatërrimi aktiv i autoritetit të shkollës tek fëmijët duke treguar mos respektimin ndaj atij institucioni dhe ndaj mësuesve të cilët punojnë në të.

Sipas mendimit të numrit më të madh të mësuesve, shkolla realizon ndikimin më të madh në aspektin zhvillimit të tolerancës, jodiskriminimit, solidaritetit, optimizmit dhe nderit. Aktivitetet edukative nuk janë asnjëherë ose rrallë, përkatësisht ndonjëherë prezente në punën e shkollës.

Prezenca e përditshme e këtyre aktiviteteve në punë e shkollës, sipas vlerësimit të nxënësve, është pak e përfillshme, kurse mësuesit e shohin si diëka përfaqësuese në disa orë mësimore. Të vetmet aktivitete të cilat mësuesit dhe nxënësit i shohin si raporte të pranishme çdoditëshe në kërkim të përkrahjes, këshillave ose ndihmës të cilën nxënësit i ofrojnë atyre të cilëve ndihma u është e nevojshme.

Nxënësit dhe mësuesit dallojnë mjaftueshëm në vlerësimin e përfaqësimit të aktiviteteve të vlefshme edukative në shkollë. Nxënësit vlerësojnë se ato paraqiten shumë rrallë nga ato që paraqiten nga mësuesit. Në këtë rast, më e rëndësishme na është përceptimi i nxënësve, sepse të gjithë pjesët që janë pyetje kanë të bëjnë me nxënësit dhe ataë që e bëjnë ata në shkollë, kurse mësuesit ndoshta japin përgjigje të dëshirueshme sociale, ose vlerësojnë prezencën potenciale të atyre aktiviteteve, kurse jo sa atogjinden në praktikën shkollore.

Ky projekt është bashkëfinasuar nga Buxheti i Republikës së Serbisë – Ministria e kulturës dhe informimit. Qëndrimet e paraqitura në projekzin e përkrahur mediatik, domosdoshmërisht nuk shprehin qëndrimet e organit i cili ka ndarë mjetet