• E mërkurë / Oct-05 17:36
  • Kontakt

Ambasadori i Sllovenisë në Beograd ka vizituar komunën e Bujanocit

Ambasadori i Sllovenisë në Beograd ka vizituar komunën e Bujanocit

Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi:

Sot pata nderin që ta mirëpres ambasadorin e Republikës së Sllovenisë Damian Bergant i shoqëruar nga zëvendësja e tij Goranka Kroshel, me të cilët biseduan për zhvillimet në Bujanoc, por edhe në përgjithsi në rajon. 

Ngase ishte takimi jonë i parë, e njoftova ambasadorin Bergant me problemet që i shoqërojnë qytetarët tanë. Gjendja ekonomike, respektivisht mungesa e investimeve në fushën e ekonomisë, pasivizimi, mosnjohja e diplomave të Kosovës, mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe janë vetëm disa nga temat që shtjellova me ambasadorin. 

Gjithashtu, ia shpreha qëndrimin tim se normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do të ndikonte pozitivisht edhe në Luginë. 

Ambasadori Bergant shprehu gatishmërinë që të shfrytëzojë autoritetin e tij dhe të ndihmojë Bujanocin dhe Luginën.