“Paketa përfshin sisteme shtesë të lëshimit të raketave mobile HIMARS, municione dhe automjete të blinduara”, tha Shtëpia e Bardhë.
“Gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi gatishmërinë e vazhdueshme të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj çdo individi, entiteti ose vendi që ofron mbështetje për aneksimin e supozuar të Rusisë”, thuhet në një deklaratë, përcjell Klankosova.tv.
“Paketa e armëve për Ukrainën është nga rezervat e Pentagonit, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit. Kjo e çon ndihmën totale ushtarake amerikane për Ukrainën që nga fillimi i mandatit të Biden në 17.5 miliardë dollarë.
Pjesa më e madhe e ndihmës është dhënë që kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt.