VAZHDOJNË PUNIMET NË RREGULLIMIN E INFRASTRUKTURËS
Komuna e Bujanocit po vazhdon me rregullimin e infrastrukturës rrugore për qytetarët e saj. Dje dhe sot janë asfaltuar dy rrugë lokale në Bilaç, me punëkryes "Shera Beton".
Derisa edhe në Bujanoc ka përfunduar së asfaltuari rruga e "Vërbanit" me punëkryes "Saba Bellça".
Edhe gjatë ditëve në vijim pritet të kryhen edhe projekte tjera infrastrukturore në Bujanoc.