znj.Sinani takohet me kryebashkiakun z.Erion Veliaj

znj.Sinani takohet me kryebashkiakun z.Erion Veliaj

Postimi i plotë i znj.Ardita Sinani:

Kënaqësi të mirëpres mikun tim dhe të shqiptarëve të Luginës.

E shoqëruar nga bashkëpunëtorë, patëm takim vëllazëror me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj.

Çdo herë për shqiptarët do të jenë të mirëseardhura vizitat që vijnë nga Tirana e Prishtina.

Sepse më shumë se kurrë kemi nevojë të kemi sa më shumë Tiranë e Prishtinë në Luginë, e sa më afër Luginë pranë Tiranës e Prishtinës.

E sidomos kur mirëpret njerëzit që i gjinden vëllezërve nga Lugina në momente të vështira.

I tillë u dëshmua kryebashkiaku Veliaj gjatë vërshimeve të majit të vitit 2021 në Preshevë.

Edhe pse miku im e i shqiptarëve të Luginës e din këtë fakt, por prap nuk kisha se si të  mos i shprehja edhe sot z. Erion Veliaj gatishmërinë për bashkëveprim e koordinim të Tiranës me Luginën.

Duke e falënderuar për vizitën, i shpreha falënderimet e mija në emër të Luginasve që bëri Tiranën më të afërt për shqiptarët.