z.Mustafa takohet me kryetarin e PDK-së z.Memli Krasniqi

z.Mustafa takohet me kryetarin e PDK-së z.Memli Krasniqi

Postimi i plotë i z.Ragmi Mustafa:

Një takim i ngrohtë, miqësor dhe shumë konstruktiv në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës me kryetarin Memli Krasniqi. Kryetari Krasniqi, i përkushtuar që të njohtohet dhe të dij sa më shumë për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Njëlloj sikurse edhe para pararendësve të tij z. Veseli e Hashim Thaçi është shtruar kërkesa e shqiptarëve në Luginë të Preshevës për ribashkim me Republikën e Kosovës. Në saje të zhvillimeve të fundit politike në nivel ndërkombëtar rreth bisedimeve mes dy shteteve fqinje Kosovë e Serbi kemi kërkuar inkorporimin e çështjes së shqiptarve në komunat me shumicē shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Gjykimi ynë është që në mbështetje të bashkësisē ndërkombëtare të filloj sa mē parë demarkimi i kufirit shtetror mes Kosovës e Serbisë.
Nga ana tjetër, takimi i radhës me deputeten e PDK-së Ganimete Musliu, gjithashtu shumë dashamirës e transparet e aq më tepër miqësor. Deputetje në fjalë, e interesuar që problemet e shqiptarëve të Luginës si gjithmonë t'i plasoj në Parlamentin e Republikês së Kosovës.
#rroftë miqësia e shqiptarëve të Kosovës e Luginës
#zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku janë
RM