z. Mustafa: ''Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës'' shënon heroizmin dhe sakrificën familjes Jashari

z. Mustafa: ''Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës'' shënon heroizmin dhe sakrificën familjes Jashari

Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa:

Më 5, 6 dhe 7 Mars shënohet përvjetori i 25-të i “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Kjo ngjarje i bashkoi të gjithë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi e diasporë për ti dhënë jetë idealit dhe vullnetit politik të të gjithë shqiptarëve. Gjithashtu, “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” shënon heroizmin dhe sakrificën familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të cilët nuk kursyen asgjë për të realizuar ëndrrën e çdo gjenerate – Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës! 

Veprat, gjegjësisht sakrifica e familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve të kombit do të jenë udhërrëfyesi dhe inspirimi jonë i përhershëm.

Gjithmonë do të jemi mirënjohës, krenar dhe të përulur ndaj të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptarë.

RM