Mbahet panairi ''Lugina 2023'' në Wetzikon të Zvicrës

Mbahet panairi ''Lugina 2023'' në Wetzikon të Zvicrës

Në Wetzikon të Zvicrrës është mbajtur panairi "Lugina 2023" organizuar nga Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe i përkrahur nga komuna e Bujanocit. 

Për të interesuarit dyert kanë qenë të hapura prej orës 09:00 deri 17:00, ku nga afër kanë mundur të shohin prodhimet e bizneseve nga komunat Bujanoc dhe Preshevë.

25 firma shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva kanë pasur rastin që t'i ekspozojnë prodhimet e tyre, të flasin për cilësinë, çmimet dhe mundësitë e zgjerimit të bizneseve të tyre dhe shitjes në tregun zvicerran.

Kryetari Arifi në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se komuna e Bujanocit është e gatshme që të ndihmojë çdo iniciativë që ka për qëllim zhvillimin e ekonomisë, rritjen e punësimit dhe rrjedhimisht ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Në përkrahje të këtij eventi ishin edhe ambasadorët e Republikave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.