Kongresistët amerikan kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave shqiptare në jug të Serbisë

Kongresistët amerikan kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave shqiptare në jug të Serbisë

Dy anëtarët e Kongresit amerikan, Jom Himes dhe Ritchie Torres, përmes një shkrese që i kanë dërguar së fundmi sekretarit të shtetit Anthony Blinken, kanë kërkuar që në procesin e dialogut ndërmjet Beogardit dhe Prishtinës, që në propozimin europian për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, një asociacion i tillë t’iu mundësohet edhe shqiptarëve të jugut të Serbisë.

Ketë kërkesë, dy kongresistët amerikan, i’a kanë dërguar sekretarit Blinken duke shtuar se: “plani i tanishëm 11-pikësh [Propozimi Evropian] nuk përmend askund të drejtat e minoritetit [shqiptar]…dhe ne (kongresistët) insistojmë që kjo çështje të përfshihet në marrëveshjen finale.”

Përderisa po insistohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, “ne kërkojmë dhe avokojmë tek ju për trajtim reciprok të minoritetit shqiptar në jug të Serbisë, apo për një asociacion të ngjashëm për ta”, theksohet në letrën kongresionale.

Kongresistët e pëfundojnë letrën duke thënë se “ne qëndrojmë fuqishëm në përkrahje të dialogut dhe ju inkurajojmë që t’i trajtoni në mënyrë të barabartë të drejtat e minoriteteve në të dyja vendet.”

“Dialogu është dizajnuar për ta sjellur një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë njohjen reciproke,” shkruajnë Himes e Torres, duke shtuar se “duke pasur parasysh historinë e konfliktit në rajon, dështimi për të siguruar të drejta të barabarta dhe të qëndrueshme [për shqiptarët në Luginë], mund t’i vëj në pikëpyetje të gjitha aspektet e marrëveshjes.”

Kongresistët e pëfundojnë letrën duke thënë se “ne qëndrojmë fuqishëm në përkrahje të dialogut dhe ju inkurajojmë që t’i trajtoni në mënyrë të barabartë të drejtat e minoriteteve në të dyja vendet.”

Lajmin mbi kërkesën e fundit të dy kongresistëve amerikan për krijimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Luginë të Preshevës, e ka bërë të ditur, deputeti Shaip Kamberi, përmes një postim në facebook, ku pos tjerash, ka shkruar: “Jashtëzakonisht mirënjohës miqve tanë në Kongres për përkrahjen e parezervë ndaj kërkesave të drejta dhe legjitime të shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës.”

Kujtojmë që të shtunen (sot) në Ohër, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, do të takohen presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbi dakordimin final rreth propozimit të planit franko-gjerman, ku themelimi i Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, është njëra ndër pikat e këtij propozimi