Mbahet panairi i punësimit në Bujanoc

Mbahet panairi i punësimit në Bujanoc

Panairi i Punësimit i organizuar nga Shërbimi Nacional për Punësim mblodhi 25 kompani private nga Bujanoci dhe Presheva.

Panairin zyrtarisht e hapi kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cili falemnderoi drejtorin e Shërbimit Nacional për Punësim dega në Vranjë dhe zv.drejtoreshën e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për angazhimin e tyre që të organizojnë këtë panair, ku punëdhënësit dhe punëkërkuesit takohen në një vend për t'u njoftuar me vendet e lira të punës nga kompanitë private dhe shkëmbejnë të dhënat për mundësi punësimi.

Panairi është hapur në ora 11:00 dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.

Kompanitë që prezentuan në këtë panair ishin: 

1. Bici Commerce

2. Telekom Srbija

3. Megal

4. Protec Bu

5. Maj plus

6. Natural Magic

7. Termopan Glas

8. Edoni Kolor 

9. Metal Vm

10. Ekro Vm

11. Rivedil 

12. Zoo Agro Mat 

13. Smer 017

14. Manasijevic

15. Euro Lider

16. Banja e Bujanocit

17. Tr Big Market 017

18. Jm Steel Group

19. Cuki Company

20. Shera Beton

21. Braha Carpets

22. Nura

23. Agimi

24. Solid Europa

25. Roto Papir Plus