Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi në emisionin Top Story në Top Chanell ka drejtuar akuza të rënda ndaj Kryeministrit të Kosovës, z.Albin Kurti
Arifi ndër të tjera ka krahasuar kryeministrin e Kosovës me diktatorin Millosheviq dhe me Hitlerin.
Ky veprim i kryetarit të Preshevës ka shtyer Këshilltaren e Kryeministrit dhe Kryetaren e Degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinanin që të reagon dhe këto veprime të Arifit t’i cilësoj si skandaloze dhe të turpshme
Reagimi i plotë i Ardita Sinanit
Tashmë jemi të gjithë të vetëdijshëm për situatën e krijuar në veriun e Kosovës.
E po ashtu, i tërë opinioni pati rastin t’i shoh me zë e figurë që ato trazira edhe kësaj rradhe, sikur secilën herë i shkaktojnë grupe të (keq)përdorura nga pushteti autokratik i Vuçiqit.
E tërë kjo situatë e ditëve të fundit u shkaktua nën pretekstin e “dhunimit” të pakicës serbe që jeton në veriun e Kosovës. E realisht, çdo hap i ndërmarrë nga institucionet e Republikës së Kosovës ishte në kuadër të kushtetutshmërisë dhe shtrirjes së sovranitetit të saj shtetëror në tërë teritorin e saj.
I njëjti pushtet autokrat i cili në veriun e Kosovës e (keq)përdor pakicën serbe atje, e shtyp dhe diskriminon pakicën shqiptare që jeton në Serbi.
Në tërë këtë situatë të tensionuar, politikanë të papërgjegjshëm të sojit të Sh. Arifit, kryetarit të komunës së Preshevës paraqiten me deklarata skandaloze nëpër studio televizive, duke lëshuar akuza, fyerje e linçime personale në drejtim të bartësve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. E kryesisht në drejtim të kryeministrit, z. Albin Kurti.
Deklarata të stilit të krahasimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës me kasapin e Europës, Adolf Hitler dhe kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, janë tërësisht të papranueshme dhe jashtëzakonisht pavend.
Të tilla deklarime publike, në televizione me shikueshmëri mbarëkombëtare, janë më shumë se skandaloze, janë më shumë se të turpshme.
Tejkalojnë çdo limit të një “politikani” me logjikë të shëndoshë.
E në anën tjetër, në këto paraqitje të turpshme e me fjalor rrugaçëror, ky i fundit nuk përmend për as edhe një moment diskriminimin që pushteti i Beogradit ia bënë në mënyrë konsistente pakicës shqiptare.