Inspekcioni komunal urdhëron ndërmarrjen publike ''Komunalia'' për pastrimin e qytetit

Inspekcioni komunal urdhëron ndërmarrjen publike ''Komunalia'' për pastrimin e qytetit

Inspekcioni komunal në zbatim të detyrave të saj ka urdhëruar Ndërmarrjen publike "Komunalia" të bëj pastrimin e qytetit, dhe zbrazjen e konteinerëve në gjithë qytetin e komunës së Bujanocit. 

Si pasojë, Drejtorati për punët e inspekcionit ka marrë masa administrative për cdo subjekt afarist, qytetar që hidhnin mbeturina jashtë vendgrumbullimeve të përcaktuara.

Të mbash pastër është një detyrë qytetare, për të cilën duhet të kontribojmë të gjithë. 

Po ashtu Inspekcioni komunal në bashkpunim me Policinë e trafikut ka filluar pastrimin e trotuareve nga parkimet ilegale dhe ka mbikëqyrë ekspozimin e mallrave jashtë tregut, ndalimin e shfrytëzimit (vendosjes) pa leje të  hapësirave publike, me qëllim që të lirohen të gjitha hapësirat publike për qarkullim të lirë të qytetarëve, me ç’rast janë larguar të gjitha mallrat e ekspozuara nëpër trotuare, para barnatores dhe postës së qytetit.