Komuna e Bujanocit ka ndarë 20 milion dinarë(169.500€) për përkrahjen e bizneseve lokale

Komuna e Bujanocit ka ndarë 20 milion dinarë(169.500€) për përkrahjen e bizneseve lokale

Kryetari i komunës së Bujanocit sot ka shpërndarë kontratat e nënshkruara mes komunës së Bujanocit dhe bizneseve lokale.

Për përkrahjen dhe avancimin e bizneseve lokale, këtë vit nga buxheti komunal janë ndarë 20 milionë dinarë (169.500,00€).

Kujtojmë se gjatë tri viteve të fundit, gjegjësisht për vitet 2021, 2022 dhe 2023 komuna e Bujanocit ka ndarë gjithsej 56 milionë dinarë apo 476.550,00 euro, me qëllim avancimin e bizneseve lokale.

Ditëve në vijim do të nënshkruhen kontratat edhe me bujqit të cilët kanë përfituar të drejtën e subvencionimit nga konkursi i fundit i komunës së Bujanocit.