Komuna e Bujanocit nënshkruan kontratat për bursat me studentët që studiojnë në Univerzitetet e Rep. së Serbisë

Komuna e Bujanocit nënshkruan kontratat për bursat me studentët që studiojnë në Univerzitetet e Rep. së Serbisë

Kryetari i komunës së Bujanocit ka nënshkruar sot kontratat për bursa studentore me studentët që kanë përfituar të drejtën nga konkursi i shpallur më 23.03.2023 nga ana e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. 

Katër studentët përfitues të bursave do të financohen për 4 vitet e ardhshme, me kushtin që të mos e përsërisin vitin. 

Shuma totale e bursës është 30.000,00 dinarë në muaj për tërë vitin akademik 2023/2024.

Ky është viti i dytë që Trupi Koordinues shpërndanë bursa, derisa vitin e kaluar gjashtë  prej tyre ishin përfitues.