Në Beograd shënohet 16 vjetori i Pavarsisë së Kosovës (Foto)

Në Beograd shënohet 16 vjetori i Pavarsisë së Kosovës (Foto)

Postimi i plotë i znj.Ardita Sinani:

Nën organizimin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, respektivisht shefi i Zyrës, SH.T. Ambasadori Jetish Jashari, pata nderin të marr pjesë në kremtimin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Nga të gjitha, shenimi i përvjetorit të 16 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd ishte i veçantë.

Simbolikë shumë domethënëse.

Pikërisht sepse njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë.

Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive, është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor.