Në seancën solemne të kolegjiumit sot, prokurori publik i zgjedhur Agim Kamberi nga Presheva mori detyrën në Prokurorinë Themelore Publike të Vranjës.
Më 10 prill z.Kamberi bëri betimin në Kuvendin Popullor të Serbisë.
Agim Kamberi para zgjedhjes si prokurorë ka ushtruar profesionin e avokatit.
Ndryshe, asnjëri nga garuesit nuk ka paraqitur ankesë të posaçme kushtetuese kundër vendimit për përzgjedhjen e tij, gjë që nuk është rasti sikur me tre kandidatët e tjerë për prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike, për të cilët janë parashtruar ankesa, prandaj nuk mund të marrin detyrën.