z.Mustafa shpreh ngushllime për kolosin e letrave shqipe Ismail Kadarenë

z.Mustafa shpreh ngushllime për kolosin e letrave shqipe Ismail Kadarenë

Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa:

Sot e humbëm kolosin e letrave shqipe i cili kombit shqiptar ia siguroi vendin në piedestalet e letërsisë botërore. 

Faleminderit për  rrëfimet e mësimet e bukura që ua le shqiptarëve dhe jo vetëm!

Ismail Kadare do të mbahet mend gjithmonë si një gjeni letrar, një mbrojtës i kulturës dhe identitetit shqiptar, dhe një simbol i fuqisë së fjalës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së dashur Kadare, komunitetit të shkrimtarëve e publicistëve dhe mbarë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!

Prehu i qetë kolos.

RM