Mbledhja e IV-të e Këshillit të Komunës së Preshevës – Vendime të rëndësishme për të ardhmen e komunës!
Sot, më 03.10.2024, u mbajt mbledhja e III-të e Këshillit të Komunës së Preshevës, ku u diskutuan dhe u morën vendime thelbësore për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët tanë.
Në fokus të veçantë ishte
Pika 1. e rendit të ditës: Rishikimi i parë i buxhetit të programuar për vitin 2024. Me këtë rishikim, u bë një analizë e hollësishme e shpenzimeve dhe nevojave të komunës, duke siguruar që fondet të alokohen në mënyrë të drejtë dhe efektive për realizimin e projekteve kyçe. Ky Rebalans i buxhetit synon të përshpejtojë realizimin e projekteve infrastrukturore dhe të rrisë investimet për zhvillimin ekonomik.
Rishikimi i buxhetit është një hap i rëndësishëm për t’i dhënë mundësi komunës sonë të funksionojë me efikasitet dhe për të plotësuar nevojat e qytetarëve tanë në çdo sektor.
Rendi i ditës përfshiu edhe:
2. Propozim Vendim mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi taksat administrative komunale për vitin 2024.
3. Propozim-Kërkesë për sjelljen e Vendimit mbi planin rregullativ detaj në minierat sipërfaqësore - Trnave.
4. Propozim Aktvendim mbi lartësinë e kompenzimit të shërbimeve të varrimit.
5. Propozim Vendim mbi lartësinë e kompenzimit të harxhimeve të udhëtimit për të punësuarit në territorin e Komunës së Preshevës.
6. Propozim Vendim për përcaktimin e drejtimit të rrugës shtetërore linja II që kalon nëpër vendbanimin stacioni hekurudhor Preshevë, në territorin e komunës së Preshevës.
7. Shqyrtimi i kërkesave drejtuar Fondit për punë komunale dhe kërkesat e qytetarëve drejtuar Këshillit Komunal.
8. Të ndryshme.
#KëshilliKomunal #Presheva #Zhvillim #Buxheti2024