Katër vjet pa njohje të reja e anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Katër vjet pa njohje të reja e anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Njohja nga Izraeli vazhdon të jetë njohja e fundit e pavarësisë së Kosovës që nga shkurti i vitit 2021. E mungesa e njohjeve të reja e mosanëtarësimi në organizata ndërkombëtare po vlerësohen si ngecje e Kosovës në politikën e Jashtme. Analistët politik, këtë Qeveri e cilësuan si më të dobtën në këtë aspekt.

Qeveria Kurti gati po përfundon mandatin por ende nuk ka siguruar asnjë njohje të re dhe asnjë antarësim në organizata ndërkombëtare, pavarësisht asaj që gjasat që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës ishin të mëdha. Ndërkohë njohja e fundit Kosovës i erdhi nga Izraeli më 1 shkurt të vitit 2021.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk u përgjigj në pyetjet e rtv 21, por është ish-drejtori i Departamentit për Amerikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Disaporës, Albert Prenkaj, njëherësh njohës i kësaj fushe, i cili vlerëson kjo qeveri nuk pati strategji të fokusuar në sjelljen e njohjeve të reja për vendin.

“Nuk shoh asnjë përpjekje të politikës së jashtme të Kosovës që të kërkoj njohje të reja madje kemi pasur edhe tendenca të çnjohjeve mirëpo prap me ndërmjetësimin e vendeve mike kjo çnjohje u ndalua. Kemi një anamnezë të politikës së jashtme e cila flet për një vetizolim dhe vetvetiu ky izolim ka ardhur nga politika të cilën e ka udhëhequr kryesisht kryeministri Kurti së bashku me ministrën e punëve të jashtme, Donika Gërvalla”, tha ai,

Në sytë e analistëve politikë Qeveria Kurti shihet si më e dobëta në fushveprimtarinë diplomatike. Analistja politike, Magbule Shkodra, vlerëson se Kosova nuk ta marrë seriozisht politikën e jashtme për për ta prezantuar vendin sa më mirë dhe me sukses në skenën ndërkombëtare.

“Kjo Qeveri nuk e ka as edhe një njohje, asnjë një. Qfarë të flitet më shumë, të tjerat kanë pasur njohje një, dy, sa kanë qenë por ka pasur diqka. Qeverisja e tanishme ka dështuar. Edhe veprimeve në veri sikur të ju printe një diplomaci e organizuar, e informimit të shtetit kyq ne nuk do të kishim ankesa e gjëra të tillla. Bazuar në atë kjo qeveri ka zero suksese në politikën e jashtme”, tha Shkodra.

Që nga shpallja e pavarësisë e deri më tani Kosova është njohur nga 117 shtete.