Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në Serbi e ka legalizuar pasivizimin e adresës së një shqiptari nga Medvegja.
Në në postim në Facebook, Lutfiu shprehet se Safet Demirit i është refuzuar ankesa nga kjo gjykatë për kthimin e adresës, dhe se kjo do të thotë që edhe institucioni më i lartë i drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave.
“Safetit i është hapur rruga për në Strasburg dhe ai do ta ndjekë atë. Ky spastrim etnik duhet të ketë verdikt ndërkombëtar, prandaj i ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit”, sqaroi më tej Lutfiu.