SHBA-ja rihap ambasadën në Kiev

SHBA-ja rihap ambasadën në Kiev

Shtetet e Bashkuara tw Amerikws thanë se kishin rihapur ambasadën e tyre në Kiev vonë të mërkurën, pasi ajo ishte mbyllur për shkak të asaj që e quajti kërcënimin e një sulmi ajror, një ditë pasi Ukraina përdori raketat amerikane për të goditur një objektiv brenda Rusisë.

Rusia e kishte përshkruar sulmin nga raketat amerikane si një përshkallëzim në luftën 1000-ditore, ndërsa agjencia e spiunazhit ushtarak të Ukrainës tha se Rusia po përpiqej të mbjellë panik duke shpërndarë mesazhe të rreme në internet në lidhje me një sulm të afërt me raketa dhe dron, raporton Reuters.