Rutte dhe Erdogan diskutojnë edhe për sigurinë në Kosovë

Rutte dhe Erdogan diskutojnë edhe për sigurinë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takuar dje me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për sigurinë në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga NATO theksohet se Rutte e ka përgëzuar Turqinë për përfundimin me sukses të Komandës së KFOR-it, duke shtuar se kontributi i vazhdueshëm i Turqisë me trupa është vendimtar për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë në gjithë Kosovën.

Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi Turqinë për angazhimin e saj ndaj sigurisë kolektive të Aleancës.

Ai theksoi se Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe shpenzon mbi 2% të PBB-së për mbrojtje.

Shefi i Aleancës Veriatlantike udhëtoi drejt Turqisë, pas një vizite që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me Presidentin e zgjedhur Donald Trump.