Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Hapat e parë drejt standardeve perëndimore për menaxhimin e mbeturinave në Preshevë!
Në kuadër të angazhimit tonë për një Preshevë më të pastër dhe më të gjelbër, shefi i kabinetit tim, z. Besim Shabani, zhvilloi një takim të rëndësishëm pune me përfaqësuesit e programit “Integrated Solid Waste Management Programme Serbia,” të udhëhequr nga z. Pedro Louro.
Në takim morën pjesë edhe drejtori i ndërmarrjes komunale Moravica, z. Gazmend Aliu, menaxheri Eroll Mustafa dhe z. Xhelal Hasani nga administrata e Komunës së Preshevës.
Ky program, i financuar nga KfW-ja Gjermane dhe Ministria e Ndërtimtarisë, përfaqëson një nga projektet kyçe për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në komunën tonë. Objektivat kryesore përfshijnë:
• Sigurimin e kamionëve të rinj për mbledhjen efikase të mbeturinave.
• Vendosjen e koshave të rinj për të përmirësuar sistemin e grumbullimit në zonat urbane dhe rurale.
• Ndërtimin e një transferstacioni modern, i cili do të përfundojë deri në vitin 2026.
Ky projekt është një hap konkret drejt standardeve evropiane dhe një angazhim i përbashkët për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.
Falënderojmë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në këtë proces transformues.
Për një Preshevë më të pastër, më të gjelbër dhe më të zhvilluar!
#PreshevaMëEgjëlbër #ZhvillimIQëndrueshëm #PartneritetNdërkombëtar #MenaxhimMbeturinash