Koha e ndarë për veten është e rëndësishme për shëndetin mendor

Koha e ndarë për veten është e rëndësishme për shëndetin mendor

Një studim i ri ka treguar se pothuajse gjysma e amerikanëve (46%) nuk arrijnë të gjejnë kohën e nevojshme për veten gjatë festave, çka ndikon negativisht në shëndetin e tyre mendor. Sipas një hulumtimi nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Shtetit të Ohajos, 56% e pjesëmarrësve e konsiderojnë thelbësore që të kenë kohë për veten.

Psikologia klinike, Sophie Lazarus, theksoi se disa minuta në vetmi mund të ndihmojnë për të qetësuar mendjen dhe trupin, sidomos në shoqërinë e sotme të stresuar.

Ajo sugjeron disa ndryshime të thjeshta, si vendosja e telefonit në një dhomë tjetër ose marrja e një pauze të shkurtër për veten para se të riktheheni në punë ose të merrni fëmijët nga shkolla.

Lazarus nënvizon se është e rëndësishme të kujdesemi për veten pa ndjerë faj.

Koha për veten mund të përfshijë aktivitete si shkuarja në kinema ose në ndonjë kafe, edhe kur ka të tjerë njerëz rreth teje.