Gjyqtari, Nexhmi Rexhepi zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtari, Nexhmi Rexhepi zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Në seancën administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin, Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Mandati i Kryetarit në ardhje të Gjykatës do të fillojë më 31 dhjetor 2024, pasi që kryetarja aktuale, Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntëvjeçar të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtari, Safet Hoxha, është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese.