Kryeministri Kurti vizitë fabrikës “Jaffa plus” në Gjilan me pronar Orhan Sylejmani nga Presheva

Kryeministri Kurti vizitë fabrikës “Jaffa plus” në Gjilan me pronar Orhan Sylejmani nga Presheva

“Në Velekincë të Gjilanit gjendet fabrika prodhuese e kompanisë "Jaffa Plus", me pronare me prejardhje nga Lugina. Kjo kompani, që ka 120 punëtorë, prodhon pije me perbërje frutore me një kapacitet prej 12 mije litra në orë. Me instalimin e linjës së re, kapaciteti i prodhimit pritet qe te arrije ne 20 mije litra ne orë, që praktikisht i bie një kamion i mbushur brenda një ore.

Lëngjet Jaffa Plus shiten cep më cep të Kosovës, kurse 40% e produktit të prodhuar eksportohet në shumë vende të Evropës e deri në Amerikë. Për një kohë eksportoi edhe në Serbi, deri sa i krijuan probleme administrative për t'ia pamundësuar depërtimin në treg.

Orhan Suleimani me familjen e tij e mirëmbainë dhe e zhvilloinë këtë biznes që nga viti 1994. Sot pamë nga afër makineritë prodhuese e ambalazhuese te këtij biznesi të suksesshëm.” ka deklaruar Albin Kurti