Messi kualifikon Argjentinën në “Botërorin 2018”

Magjia e Leo Messit e kualifikoi Argjentinën në “Kampionatin botëror 2018”.

Lionel Messi shkëlqeu në fitoren e Argjentinës ndaj Ekuadorit me rezultat 3:1 në xhiron e fundit të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.Fenomeni me numrin 10 realizoi het-trik duke ndihmuar kualifikimin e skuadrës së tij për në Botërorin 2018 në Rusi.

Ekuadori kaloi në epërsi menjëherë në minutën e parë me golin e Romario Ibarra, përcjell “lajmi.net”.

Por, Messi shënoi dy herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën duke e kompletuar het-trikun dhe fitoren e kualifikimit për Argjentinën.