Para publikut Preshevarë në ditën e dytë të festivalit " Ditët e Komedis Shqipëtare", prezentuan Qendra Multimedia nga Prishtina me shfaqjen"PEER GYNT" nën regjin e Agon Myftari.
Shfaqja "PEER GYNT" u prezentua nga aktorët Tristan Halilaj, Donikë Ahmeti, Shpëtim Selmani dhe Ernest Malazogu, me autorë Jeton Neziraj.
Ishte një shfaqje interesante, juria e përcolli me përkushtim të plotë shfaqjen ku publiku Preshevar nuk mungoi edhe këtë natë.
Sa i përket shfaqjes ishte rrëfim i një ëndrre të dështuar, udhëhequr nga një shtresë e thjeshtë për një jetë më të mirë dhe për të gjetur lumturinë.
Personazhi kryesorë ishte PEER ku përballet me shumë sfida gjatë rrugëtimit të tij, ku ëndrra e tij për Evropë u shëndrrua në makth të madh.
PEER e gjenë vehten të rrespektuar në një grup Shqiptarësh të cilt i'a sigurojnë atijë shkathtësinë kriminale dhe i garantojnë siguri, ku bie viktimë dhe përfundonë në burg..
Aktori Shpëtim Selmani tha se shfaqja shkoi mirë, dhe sa i përketë publikut u nda shumë i kënaqur nga publiku Preshevar.
Ndërsa aktorja Donikë Ahmeti tha se është hera e parë që prezentojë në skenën Preshevare, synimi i tyre ishte të kënaq publikun.Sa i përket cmimit nuk më takonë të flas unë atë vendim e merr juria, por si do që të jetë do të ndiheshim mirë në qoftë se do të ktheheshim me një cmim.
Kjo ishte dita e dytë e festivalit, ndërsa në ditën e tretë do të prezentojë aktori nga Tetova Burhan Amiti me "Stand Up" Comedy