Mesfushori kosovar do të bëhet futbollisti i parë i ekipit helvetik që luan në katër Botërorë.
Behrami për herë të parë luajti në një botëror në vitin 2006 në Gjermani, pasi kishte debutuar për kombëtaren zvicerane në vitin 2005, si dhe luajti në botërorët tjerë në Afrikë e Jugut më 2010 dhe në Brazil më 2014, përcjell rtvaldi.com
Rusia 2018 do të jetë botërori i tij i katërt.