Një Stand Up komedi, është ajo që iu prezentua publikut preshevar, nga aktori i mirënjohur Burhan Amiti nga Maqedonia, ku sarkazma dhe të qeshurat nuk kishin fund gjatë gjithë mbrëmjes. Probleme sociale, ekonomike të jetës së përditëshme të treguara me një sarkazmë të tillë që vetëm Burhani përmes aftësisë së tij arriti të mbaj vëmendjen e publikut duke bërë që mos të mërzitej për asnjë moment gjatë gjithë shfaqjes.
Për aktorin nga Tetova nuk ishte hera e parë që ndodhej në Preshevë, gjë të cilën na shprehu nëpërmjet "historive të tija mbase edhe disa të trilluara apo të ekzagjeruara" por që te publiku arritën të përcilleshin shumë mirë ku nuk munguan duartrokitjet dhe të qeshurat.
Në këtë Stand UP komedi aktori rrëfente për ekpseriencat, incidentet gjatë udhëtimeve, personazhet, problemet bashkëshortore, gjë e cila vetëm sa i shtonte kuriozitetin publikut që të mos humbiste për as edhe një moment nga ajo që thoshte aktori.
Një publik i vëmendshëm dhe artdashës, figura publike, profesorë dhe intelektual nuk munguan as këtë natë duke bërë që salla e Teatrit të Preshevës të mos mbetej e zbrazët para aktorit Burhan Amiti.
Presheva "loqk e shqiptarisë' kjo është fjala me të cilën aktori Burhan Amiti e përshkruajti Preshevën.
Ai tha që të perfomonte para publikut preshevar për të është një ndjenjë e vecantë, "këtë publik e njoh shumë mirë" dhe neve jemi të lidhur qysh para shumë kohësh.
Komedia Stand Up e Burhan Amitit në vete përmban probleme të jetës së përditëshme familjare, ekonomike ku publiku shpeshherë e gjen veten dhe kjo mjafton që shfaqja të komunikoj me publikun.
Aktori poashtu deklaroi për Tv Aldi që teatri i Tetovës shumë shpejt do shfaqet para publikut të Preshevës me një komedi enkas për Preshevën.
Pas komedisë Stand UP publiku preshevar do të mirëpres mysafirë po prap nga Maqedonia ku do të jetë teatri Shqipëtar i Shkupit me komedinë "Shfaqja që shkon mbrapsht" në regji të Agon Myftari.