Ishte një komedi jashtëzakonisht e mirë, në këtë komedi morën pjesë: Adem Karaga, Dritëro Ame, Vjollca Bekteshi Hamidi, Ibrahim Xhemaili, Besfort Idrizi, Fisnik Zeqiri, Aida Elezi dhe Asdren Selimi.
Shfaqja fillon në shtëpinë e "Havershanëve" ku ndodhin vrasje të dyshimta por në thelb kjo komedi ka të bëjë me frikërat e aktorëve para një premiere.
Në rolet kryesore luajnë: Adem Karaga, Dritëro Ame dhe Vjollca Bekteshi Hamidi.
Shfaqja shkoi mbrapsht ashtu si duhej të shkoj, ishte një komedi ku arriti ta kënaqë si jurinë ashtu edhe publikun.
Drejtori i teatrit kombëtar të Shkupit për televizionin tonë tha se nuk është hera e parë që jemi ne Preshevë.
Ku u nda i kenaqur dhe uroi drejtorin per themelimin e teatrit.
Ai gjithashtu faleminderoi publikun e mrekullushëm dhe u tregua i gatshëm për të ndihmuar Teatrin e Preshevës me gjithë mbështetjën dhe dashurinë e mundëshme.
Aktori Ibrahim Xhemaili falëminderon publikun ndërsa sa i përket çmimit në natën finale presim vendimin e jurisë.
Në natën finale publiku do të mirëpres teatrin "Migjeni" nga Shkodra me komedinë "Tartufi" ku dhe juria do te vendosë për ndarjen e çmimeve.