Klubi i futbollit "Lugina" në ambientet e Enylux Residense ka festuar 3 vjetorin e themelimit të saj, në këtë eveniment të pranishëm ishin kryetari i klubit, anëtarët, veteranë të futbollit, kryetari i organit të përkohshëm të Preshevës z.Shqiprim Arifi si dhe, z. Sami Salihu kryetar i LR-PDSH. Gjatë aktivitetit fjalën e mori fillimisht kryetari i klubit z.Nagip Jakupi i cili shprehu falënderim për të gjithë të pranishmit dhe për të gjithë ata të cilët kishin kontribuar në themelimin dhe mbajtjen e klubit. Në vazhdim fjalën e morën: kryetari i organit te përkohshem të Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, aktivistë të klubit të futbollit Lugina, veteranë të sportit, si dhe kryetari i LR-PDSH z.Sami Salihu.
Pas përfundimit të aktitivitetit klubi futbollit Lugina ndau mirënjohje për ata të cilët e kanë mbështetur klubin në mesin e të cilëve ishim edhe ne TV-Aldi, si dhe kishte organizuar koktej për të gjithë të pranishmit.
Klubi futbollit Lugina ka kaluar nëpër shumë sfida dhe vështirësi por nga ana tjeter ka pasur dhe arritje të mëdha dhe suksese, gjë e cila pasqyrohet tek talentet e Luginës të cilët sot luajnë nëpër ekipe të mëdha futbolli në vende të ndryshme.