Shtëpia e Kulturës mban konferencë për media (Video)

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës bashkë me oranizatorët mbajtën konferencë lidhur me ecurinë e festivalit...

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës z. Gani Veseli mbajti konferencë për media në  të cilën u trajtuan kryesisht cështje në lidhje me mbarëvajtjen e festivalit. Të pranishëm përveç drejtorit z.Gani Veseli, ishin edhe koordinatorja Afeida Boriçi dhe aktorët e teatrit Valon Nuhiu, Gjelbrim Emini, Artan Ibishi. 

Gjatë konferencës organizatorët treguan në lidhje me sfidat që kanë hasur gjatë realizimit të festivalit, feedback-un që kanë  marr nga publiku, si dhe komentet pozitive dhe ato negative.

Me festivalin "Ditët e Komedisë Shqiptare" Teatri i Preshevës" vetëm e ka  filluar funksionimin e tij mirëpo  të tilla projekte të reja  do të vazhdojnë në të ardhmen ku priten shfaqje si për fëmijë ashtu edhe për të rritur, dhe më i afërti është ai për festën e 28 Nëntorit.