Shkëmbim zjarri mes ushtrive/ Publikohet momenti i dezertimit të ushtarit nga Korea e Veriut (Video)

Pamje tronditëse të arratisjes së një ushtari koreanoverior përmes kufirit në fshatin Panmunjon, më 13 nëntor, janë publikuar.....

Pamje tronditëse të arratisjes së një ushtari koreanoverior përmes kufirit në fshatin Panmunjon, më 13 nëntor, janë publikuar.

Ai thuajse u kap nga trupat koreanoveriore, të cilat i qëlluan atij disa herë para se të shpëtohej nga ushtarët koreanojugorë.

Ushtarët koreano veriorë shkelën marrëveshjen e armëpushimit mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut pasi qëlluan përgjatë linjës që ndan dy vendet në ndjekje të ushtarit dezertor.

E përveç se kanë qëlluar përtej kufirit, një ushtar koreano verior, kapërcen edhe linjën e demarkacionit ushtarak, një tjetër shkelje kjo e marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund luftës koreane në 1953.

Ka qenë komanda e Kombeve të Bashkuara në Korenë e Jugut ajo që ka publikuar imazhet dramatike të dezertimit të ushtarit përmes zonës së demilitarizuar.