• E mërkurë / May-15 14:15
  • Kontakt

Lajm i fundit/ Aksident në afërsi të Rinasit, raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi te kryqëzimi i Laknasit në afërsi të Rinasit.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe raportohet për të lënduar.

Në aksident janë përfshirë një automjet Mercedes C class dhe një Suzuki tip fouristradë. Siç duket edhe nga pamjet ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe po transporton të lënduarit për në spital.