Për shkak të mbiemrit të gjatë, u detyrua të bëjë pagesë shtesë për biletë

Aviokompania Thai Airways e ka detyruar një udhëtar të bëjë pagesë shtesë për biletë, për shkak të mbiemrit të gjatë,

Zyrtarja me rastin e kontrollit të biletës e detyroi pasagjerin anonim të bëjë një pagesë shtesë, meqë konstatoi se mbiemri i tij në pasaportë nuk përputhej me atë në biletën e avionit.

Udhëtari sqaroi se për këtë kishte arsye të madhe. Mbiemrin e ka shumë të gjatë dhe ka qenë e pamundur të përfshihej mbiemri i plotë në formularin e internetit për shkak të hapësirës së kufizuar ku shënohet e dhëna, transmeton Koha.net.

Kompania ka njoftuar se në të ardhmen do të ndërmarrë masa përkatëse që rasti të mos përsëritet.

“Kërkojmë falje për këtë shqetësim. Formulari, të cilin udhëtarët e plotësojnë kur e blejnë ose e rezervojnë avio-kartën, ofron hapësirë për 25 shkronja në rubrikën ‘Emri’ dhe në rubrikën ‘Mbiemri’”, kishte shkruar zyrtari i kompanisë, citojnë mediat.