Kryetari i organit të përkohshëm Shqiprim Arifi uron qytetarët.

Kryetari i organit të përkohshëm Shqiprim Arifi uron qytetarët ditën e flamurit...

Shqiprim Arifi në profilin e tij në facebook uronë qytetarëve "Ditën e flamurit"

Të nderuar vëllezër dhe motra,

Edhe ky 28 Nëntor i gjen shqiptarët e Luginës së Preshevës ende pa e zgjidhur çështjen e përdorimit të Flamurit tonë kombëtar.

Me shpresë se vetëdija jonë kombëtare do të ngritet edhe më tepër, dhe do të unifikohemi në çështje madhore me interes kombëtar, duke ndaluar përçarjen për shkak të bindjeve të ndryshme politike, kurse çështjet tona madhore dhe problemet e përditshme, t'i zgjidhim në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, ju uroj këtë festë për shumë mote!

Gëzuar festën e flamurit!