• E mërkurë / May-15 14:56
  • Kontakt

Zaev dhe Gruevski në takim te Ivanovi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, mbrëmë në kabinetin e tij mbajti takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e VMRO-DPMNE-së...

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, mbrëmë në kabinetin e tij mbajti takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Temë e bisedimeve, siç kumtoi kabineti i Ivanovit, ishin ngjarjet aktuale dhe zgjidhjet e mundshme për dalje nga gjendja aktuale e tensionuar në vend që shkakton shqetësim te qytetarët.

“Qëllimi i takimit ishte të stimulohet pajtim dhe normalizim i proceseve politike në Republikën e Maqedonisë. Të pranishmit në takim u dakorduan që bisedat të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në kumtesë.

Takimi u mbajt pas arrestimit të djeshëm të 36 personave për dhunën në Kuvend më 27 prill. Ata akuzohen për rrezikim terrorist në rendin kushtetues dhe sigurisë në vend.