E kritikon për zgjedhjen e Kryeprokurorit, Rama i futet në facebook dhe e bën për dy lek: Të rroftë Skenderbeu se mendjen e paske pupël gjeli

“Ty te rrofshin shqiponjat, portretet e Skenderbeut dhe pozat me kostum e me kravate, se mendjen e paske te lehte si pupla e gjelit”.

Edi Rama i kërkoi mbrëmë Lulzim Bashës pakt për zgjedhjen e Kryeprokurorit. Të shumtë janë qytetarët që nuk duan që kreu i akuzës të zgjidhet nga politika por nga organet e reja të drejtësisë. Një komentues i shkruan Kryeministrit se “po riciklon pislliqet” dhe se po kërkon të shpëtojë Ilir Metën dhe Sali Berishës. Kryeministri Edi Rama, sakaq i kontrollon profilin dhe e ofendon duke i shkruar : “Ty te rrofshin shqiponjat, portretet e Skenderbeut dhe pozat me kostum e me kravate, se mendjen e paske te lehte si pupla e gjelit”.

Më poshtë replikat

Olti Asllanaj: Me duket se kerkon te shpetosh pislliqet e Ilirit edhe Berishes! Leji keto traplliqe. Prokurori te zgjidhet me Vetingun jo nga ju. Ju jeni te gjith te korruptuar. Kush me pak edhe kush me shum. Edhe ti po ben ca levizje qe spo na pelqejne shum!! Ki kujdes se po humb besimin!! Si prsh Ilir Floririn President, Vishon qe kushedi se agjent i kujt ishte!! Me duket po reciklon pislliqet!! KUJDES!!!

Edi Rama: Ty te rrofshin shqiponjat, portretet e Skenderbeut dhe pozat me kostum e me kravate, se mendjen e paske te lehte si pupla e gjelit i dashur Olti! Por une nuk dyshoj qe ti je patriot dhe si patriot te sugjeroj te shkosh ne shkolle e nese ke shkuar te lexosh sa me shume qe ta rendosh peshen e mendimit dhe mos flasesh ne hava duke harruar deri edhe edukaten qe me siguri e ke.

Andi Lushaku: Edi Rama nga shkollat tuaja kemi dale te gjithe. Kshu qe respekto mendimin e Oltit sepse me beso eshte mendimi i shumices se thjeshte te popullit. E mos harro se kur vjen ora e votimit kjo shumica e thjeshte e popullit te hedh tuç tamam sikur te ishe nje pupel gjeli.