Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, mbërriti sot në Tiranë, në saje të turit të vizitës në Ballkanin Perëndimor.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin pas nënshkrimit të marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, Edi Rama u shpreh kanë diskutuar me Kallasin për bashkëpunimin strategjik në fushën e sigurisë.
“Është një nder që të kemi në këtë vizitë të parë në vendin tonë zv.presidenten e këtij komisioni Kaja Kallas. Mirë se erdhe në Shqipëri e dashur Kaya dhe më në fund e mbajte fjalën. Ma kishe dhënë më përpara si përfaqësuese e lartë e vendit tënd. Kemi pasur një takim pozitiv. Ashtu siç tha dhe zv.presidentja, mes nesh dhe BE-së nuk ka asnjë çështje të hapur. Natyrisht që kemi folur për sfidën e madhe të procesit drejt anëtarësimit të BE-së,. Për kalendarin ambicioz për mbylljen e negociatave në vitin 2027. Ashtu siç kemi folur për rajonin dhe problematikave në rajon, në një moment kur ne kemi nevojë për destabilitetin e të gjithë rajonin, kur të gjitha vendet kanë si synim anëtarësimin në BE dhe ku ky desitinacion është një pikë referimi e dobishme dhe ndikuese për të ndihmuar në politikën e ditës dhe hapat që duhet të hedhim për t’u anëtarësuar në BE. Thënë të gjitha këto, kemi prekur me zv.presidenten dhe çështjen e bashkëpunimit strategjik. Siguria është një temë gjithmonë e më qendrore në jetën e përditshme dhe në politikën e BE. Sikurse e kam ndarë dhe pak kohë më parë me publikun, në një anketë të fundit të bërë me BE-në, për popullaritetin e BE-së. Rezulton që pikërisht që nga viti 1983, mbështetja për BE-në nga popujt që e përbëjnë është më e lartë ndonjëherë”, tha Rama.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kaja Kallas do të zhvillojë takime të tjera me figura të larta të Qeverisë Shqiptare, përfshirë ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, si dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Po ashtu, ajo do të marrë pjesë në Forumin e Dialogut Shqipëri-BE për Politikën e Sigurisë, një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë.
Vizita e Kallasit vjen pas takimeve të saj të mëparshme në Mal të Zi, ndërsa ndalesa e fundit e saj në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Bosnjë e Hercegovinë.