Ai ka bërë të ditur se Serbia nuk do të heq dorë nga lobimi kundër shtetësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Neve na është kërkuar që të ndalojmë lobimin ndaj tërheqjes së njohjeve, ndërsa Prishtina me mentorët e saj të vazhdojë lobimin për njohjen e Kosovës. Kjo nuk është e arsyeshme”, ka thënë Daçiq për “Vecernje Novosti”.
Ky reagimi i ministrit të Jashtëm serb ka ardhur pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar “armëpushim” nga Beogradi për lobim për ç’njohjen e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme ndaj vendeve.
Sipas Daçiqit, kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka humbur nerva pasi vazhdimisht po e përmend luftën.