Konfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë Xhezair Zaganjorin, kryetarin e Gjykatës së Lartë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë Xhezair Zaganjorin, kryetarin e Gjykatës së Lartë.

Trupa gjykuese e përbërë nga kryetari Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko rikonfirmoi në detyrë kreun e Gjykatës së Lartë.

Zaganjori nuk ishte i pranishëm në seancën e Komisionit, ndërsa e pranishme ishte këshilltarja.

Procesi i rivlerësimit ishte bërë me përparësi për shkak të pozicionit të Zaganjorit si kryetar i Gjykatës së Lartë.

Vendimi i arsyetuar pritet që të publikohet në faqen zyrtare të KPK pas 15 ditëve.