Thaçi, në një konferencë për media, tha se duke qenë të bashkuar, vetëm një adresë mund të jetë e shqetësuar dhe ajo është Beogradi, ndërkaq duke qenë të ndarë, vetëm një adresë mund të jetë e gëzuar dhe ajo është Beogradi.
“Një mundësi e tillë për njohje nuk do t’i ofrohet më Kosovës, Parlamenti e ka fjalën e fundit dhe askush nuk mund të tejkalojë. Le të punojmë të gjithë se bashku që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Thaçi tha se është në logjikën e Serbisë t’i festojë humbjet dhe se nga ky realitet nuk ka dalë as Vuçiqi.
“Vuçiq është një njëri i pandreqshëm në raport me Kosovën. Mirëpo do të punojmë në një marrëveshje që do të jetë e mirëkuptueshme edhe nga Bashkimi Evropian”, deklaroi Thaçi.
Për vrasjen e Ivanoviqit, tha se institucionet e Kosovës po punojnë maksimalisht që ta zbardhin të vërteten. ”
“Në rastin e zbërthimit të së vërtetës do të ketë dhimbje të madhe në Beograd, mirë po duke mos përjashtuar as Kosovën”, ka përfunduar Thaçi.